LAJMI I FUNDIT:

Zviceranët më të pasurit në botë

Zviceranët më të pasurit në botë

Vendin e parë në botë për nga lartësia e pasurisë financiare tani e sa vite më parë e kanë zviceranët. Mesatarisht secili zviceran në bankë kanë nga 163.7 mijë euro, në vend të dytë kanë amerikanët me 100.000 euro, ndërsa të tretin danezët që në banka kanë nga 96.200 euro. Pasojnë holandezët - 91.798 euro, japonezët -88.659 euro, belgët- 84.529 euro, anglezët- 75.842 euro, australianët- 71.636 euro, irlandezët- 68.060 euro dhe banorët e Singaporit - 66.831 euro.

Italianët nga fundi i vitit 2009 kishin 58.845 euro dhe radhiteshin në vendin e 15, ndërsa austriakët ishin në vendime 17-të me 52.599 euro. Sllovenët që mesatarisht kanë pasuri financiare nga 9.700 euro, janë në vendin 25-të në botë.

Një kroat i moshës madhore mesatarisht ka 10.900 euro pasuri financiare dhe mbanë vendin e 28, tregon një hulumtim i shtëpisë siguruese “Aliens”.

Sipas vlerësimit të kësaj shtëpie, në krizën financiare humbje më të mëdha pësuan grekët, amerikanët, spanjollët dhe letonezët. /Telegrafi/