LAJMI I FUNDIT:

Zvicër, mbi 30 mijë vende të reja pune

Zvicër, mbi 30 mijë vende të reja pune

Sektori privat dhe shtetëror kanë krijuar më 2014 rreth 30 200 vende të reja pune. Shifrat e sakta për tërë vitin nuk janë ende në dispozicion. Tregu i aksioneve po lulëzon, ekonomia është në pozicion të mirë. Produkti i brendshëm bruto (GDP) u rrit 1.8 për qind. Papunësia është në nivelin 4.8 për qind në Zvicër.

Sektori privat dhe shtetëror kanë krijuar më 2014 rreth 30 200 vende të reja pune. Shifrat e sakta për tërë vitin nuk janë ende në dispozicion. Shumica e vendeve të reja të punës janë krijuar në sektorin privat, në Nestle dhe Roche. Pak më poshtë mbeti Swisscom.

Gjigantët e orëve, Georg Fischer dhe Mali Pilatus, janë kompanitë industriale në mesin e dhjetë kompanive që krijuan më së shumti vende të reja pune. Në fund të fundit, kanë prodhuar dy të tretat e vendeve të reja të punës në sektorin e shërbimeve.


Numër 1 për krijimin e vendeve të reja të punës ishte sektori i shëndetësisë dhe shërbimet sociale. Sipas shifrave nga Zyra Federale e Statistikave (BFS), spitalet, shtëpitë dhe institucionet e tjera më 2014 kanë krijuar 8.400 vende të reja pune me orar të plotë. /Telegrafi/