LAJMI I FUNDIT:

ZTE prezanton Grand S3 me Eye Scanner!

ZTE prezanton Grand S3 me Eye Scanner!

ZTE e ka prezantuar telefonin e saj më të ri në Kongresin Botëror Mobil, përkatësisht modelin ZTE Grand S3 i cili vjen me disa karakteristika të avancuara.

ZTE Grand S3 vjen me sigurinë biometrike të syrit Eyeprint ID që përdoret për hapjen e telefonit dhe autorizimin e pagesave mobile, teknologji kjo e cila është zhvilluar nga EyeVerify.

Fableti i ri i ZTE-së sjell ekranin me 5.5 inç full HD me 1920 x 1080 piksel, ndërsa pajisja është e mbështetur nga procesori quad core Qualcomm Snapdragon 801 me 3GB RAM dhe Adreno 330 CPU.

Karakteristikat tjera të ZTE Grand S3 përfshijnë edhe 16GB memorie të brendshme, si dhe mikroSD kartelën për zgjerim të hapësirës.


Pajisja mobile e ZTE’së ofron edhe kamerën e përparme me 8MP që është e dizajnuar për selfie dhe atë të pasmen me 16MP që shërben si kamerë kryesore.

ZTE Grand S3 ofron baterinë me 3100 mAh battery dhe Android 4.4.4 KitKat. (Telegrafi)