LAJMI I FUNDIT:

ZTE Axon në tregun amerikan së shpejti

ZTE Axon në tregun amerikan së shpejti

ZTE e ka lansuar një model të ri të telefonit në SHBA, të cilin e ka quajtur Axon dhe telefoni me sa duket do të bëhet zyrtar më 14 korrik.

Telefoni më i ri i ZTE, Axon do të vijë me një kamerë me lente të dyfishtë në kamerën e pasme e cila është e aftë të incizojë video në 4K.

Axon do të sjell edhe 4GB RAM dhe Android OS të Google.

Ndër të tjera, ZTE Axon do të vijë edhe me Hi-Fi audio dhe telefoni do të shfaqet me një trup metalik që do të jetë në dispozicion në tri ngjyra; të kaltër, ngjyrë ari dhe argjendi.


Nga specifikat fillestare tingëllon sikur ky model i ri i telefonit do të mund të jetë një pajisje shumë interesante në Android. (Telegrafi)