LAJMI I FUNDIT:

Zola: Behrami po përparon me rikuperimin

Zola: Behrami po përparon me rikuperimin

Ekipi i West Ham United ka udhëtuar në Pekin për "Trofeun aziatik të Ligës Premier", ndërsa mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, Valon Behrami, është lënë në Angli për të vazhduar me rikuperimin nga lëndimi që pësoi në mars.

“Valon Behrami po stërvitet dhe po përparon shumë, shumë mirë. Arsyeja e vetme që nuk e kemi marrë me vete është sepse ai nuk mund t’i bëjë këtu disa gjëra që i bën atje”.

“Ai ka punuar në fushë, ka vrapuar ka luajtur me top, dhe po ia kalon shumë mirë”, ka thënë trajneri i West Hamit, Gianfranco Zola.