LAJMI I FUNDIT:

Zmadhohen kapacitetet energjetike të erës

Zmadhohen kapacitetet energjetike të erës

Kapacitetet energjetike të erës gjatë vitit 2008 në botë janë zmadhuar për 28.8 për qind dhe kanë kapacitet të përgjithshëm prej mbi 120 mijë megavatë, lajmëroi Këshilli botëror për energji të erës.

Sipas burimit të njëjtë, vend e parë për prodhimin e energjisë elektrike nga era zuri SHBA-ja, para kryesueses së deritanishme Gjermanisë.

Më shumë se gjysma e centraleve të erës janë në Evropë, e cila shënon rritje prej 15 për qind krahasuar me vitin 2007.

Rritje më të madhe të centraleve të erës vitin e kaluar ka pasur në Kinë, kapacitetet trefishë janë rritur edhe në SHBA ku shënojnë rritje për 50 për qind.