LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit presin formimin e Qeverisë

Zjarrfikësit presin formimin e Qeverisë

Sindikata e Zjarrfikësve edhe një herë ka treguar për gjendjen e rënd tyre. Megjithatë, thonë se për shkak të mungesës së institucioneve dhe Qeverisë, kanë marrë vendim që deri sa të formohet Qeveria, të pezullojë presionin sindikal.

Ata kanë shtuar se kurrsesi nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre dhe me formimin e Qeverisë, do të jenë këmbëngulës në kërkesat e tyre.
Sipas një njoftimi të Kryesisë së Sindikatës së Zjarrfikësve pozita e Zjarrfikësve mbetët e rëndë e pa ndryshuar, e pa qartë dhe konfuze.

“Situata e krijuar ku asgjë nuk funksionon dhe askush nuk e di pse, dhe askush nuk interesohet që kjo gjendje të tejkalohet, këtë Shërbim e ka vë para kolapsit, ky Shërbim funksionon vetëm me vullnetin e mirë të zjarrfikësve dhe gatishmërinë për të vepruar në interes të qytetarëve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/