LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit e Drenasit do të futen në grevë

Zjarrfikësit e Drenasit do të futen në grevë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka njoftuar se zjarrfikësit e Drenasit do të futën në grevë të enjten për shkak të mos marrëveshjeve me Komunën e Drenasit.

Në njoftimin e BSPK-së thuhet se edhe përkundër përpjekjeve të pareshtura, për të gjetur një zgjidhje të pranueshme, Shoqata e Zjarrfikësve të Drenasit për shërbimin e Zjarrfikësve dhe autoriteteve komunale të Drenasit, pas mos arritjes së marrëveshjes së duhur kanë vendosur, që greva të mbahet me 10 shkurt të këtij viti.

Greva do të filloi nga ora 10 deri në 12 dhe mbahet në stacionon e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Drenas. /Telegrafi/