LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit do të protestojnë

Zjarrfikësit do të protestojnë

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka paralajmëruar se sot do të caktojnë datën kur do të organizohet protestë në të gjitha Shërbimet e Zjarrfikës dhe Shpëtimit në të gjitha Komunat e Kosovës.

Ata sot do të mbajnë mbledhjen e kryesisë dhe një konferenca për media, ku do të diskutohet lidhur me pozitën dhe gjendjen materiale, kushtet e punës dhe specifikat në përgjithësi të Shërbimit të Zjarrfikjës dhe Shpëtimit në Kosovë.

Gjendja që ka kapluar këtë Shërbim vite me radhë dhe pa shpresë se do të rregullohet diç në këtë drejtim i detyron qe sot të caktojnë datën e protestës. /Telegrafi/