LAJMI I FUNDIT:

Zidane rekomandon Ibrahimovicin

Zidane rekomandon Ibrahimovicin

Legjenda franceze Zinedine Zidane, aktualisht kwhilltar i presidentit tw Real Madridit, Florentino Perez, e ka rekomanduar sulmuesin e Interit, Zlatan Ibrahimovic, si njeriun e duhur për ta veshur fanellën e Real Madridit.

Së fundmi boshnjaku me pasaportë suedeze ka qenë i lidhur me një transferim te rivalët e Barcelonës, mirëpo Zizu ka shprehur simpatinë për sulmuesin e Interit, duke thënë se po të pyetej ai, atëherë Ibra do të ishte i pari në listën e transferimeve të Los Blancos.

“Po të isha unë president do të provoja ta transferoja Ibrahimovicin. Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe njëri nga heronjtë kryesorë të Interit për titujt e fundit. Ai është njëri nga ata pak lojtarë, i cili di se si ta ndryshojë një skuadër”, ka thënë Zidane për “Corriere dello Sport”.