LAJMI I FUNDIT:

Zidane nuk pajtohet me barazim ndaj Sevillas

Zidane nuk pajtohet me barazim ndaj Sevillas

Para 3 ditësh trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane ishte shumë i kënaqur me barazimin që mori në Ramon Sanchez Pizjuan përballë Sevillas në ndeshjen e kthimit të raundit të 1/8-ave të Kupës së Mbretit.

Ai rezultat 3-3 i regjistruar vetëm në fund falë golit të Karim Benzema shënoi një rekord historik me Los Blancos që u bënë skuadra e parë spanjolle që nuk pësojnë humbje në plot 40 takime. Këtë të Diel, Reali i Madridit sfidon sërish skuadrën e Jorge Sampaolit në Ramon Sanchez Pizjuan për javën e 18-të të La Ligas, por ndryshe nga takim i të Enjtes në Kupën e Mbretit këtë herë Zidane nuk firmos për barazimin.

“Jam i sigurtë që na pret një ndeshje shumë e vështirë, ashtu si para 3 ditësh. Do të luajmë në një stadium ku tifozët të bëjnë shumë presion dhe i vinë në ndihmë skuadrës së tyre. A do të firmosja për barazimin? Jo, unë dua ta luaj atë ndeshje ashtu sic duan edhe futbollistët. Nuk do të firmosja asgjë. Do të zbresin në fushë dy skuadrat që kryesojnë renditjen, vendi i dytë do të presë të parin. Jemi gati për këtë ndeshje të shohim se cfarë do të ndodhë edhe pse na pret një mision shumë i komplikuar, pasi Sevilla është një skuadër e fortë dhe me shumë lojtarë cilësorë brenda”, tha ai.


Të gjitha lajmet rreth Real Madridit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Real Madridit

Në vijim Zidane thuri elozhe për kapitenin Sergio Ramos, ndërkohë që bëri të ditur edhe gjëndjen e Cristiano Ronaldos.

“Ramos është kapiteni ynë, ai është një shembull për të gjithë, jo vetëm në dhomat e zhveshjes por edhe në fushën e lojës. Sergio është futbollisti spanjoll me më shumë personalitet që ka përfaëqësueja La Roja. Ronaldo? Ai është rikthyer të jetë pjesë e ekipit. Cristiano është shumë mirë ka punuar fort gjatë javës dhe ndaj Sevillas jam i sigurtë se do të shfaqë të gjithë potencialin e tij”, deklaroi Zidane.

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori