LAJMI I FUNDIT:

Zhuri ndryshon rrjedhën e tre lumenjve

Zhuri ndryshon rrjedhën e tre lumenjve

Një projekt i Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e një hidrocentrali në afërsi me kufirin e Shqipërisë, pritet të ketë ndikime të forta mjedisore në zonën e Kukësit. Hidrocentrali i Zhurit, për të cilin kanë nisur procedurat e tenderimit, devijon ujërat e tre lumenjve: Bushtricë, Caje dhe Orgjot, të cilët derdhen në Shqipëri.

Sipas inxhinierëve të kësaj fushe “Ky është një projekt që ka impakt shkatërrues për zonën e Kukësit. Uji shkon për ndërtimin e hidrocentralit dhe në pjesën tonë mbeten vetëm ujërat e zeza të Dragashit”, thotë një inxhinier.

Konventat ndërkombëtare ndalojnë kategorikisht devijimin në mënyrë të njëanshme të ujërave nga rrjedha e tyre natyrale dhe kushtëzojnë se kjo bëhet vetëm me marrëveshje dypalëshe. “Top Channel” është interesuar në lidhje me këtë çështje pranë të dy qeverive, por ka marrë përgjigje vetëm nga Ministria kosovare e Energjetikës.

Pala kosovare konfirmon projektin dhe bën të ditur se për këtë çështje është ngritur një grup pune me ekspertë të të dyja vendeve.


Në përgjigjen zyrtare dërguar të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave të Kosovës thuhet se “studimet e bëra kanë treguar që projekti i HEC-it të Zhurit ka implikime në ujërat kufitare dhe për këtë arsyeje është krijuar një grup ndërshtetëror, i cili do të studiojë dokumentacionin, si dhe do të negociojë me palën e Republikës së Shqipërisë të gjitha çështjet relevante lidhur me ndërtimin e HEC-it të Zhurit”.

Sipas qeverisë së Kosovës, grupi me ekspertë të të dyja vendeve pritet të mblidhet në fund të këtij muaji. Ndërsa tashmë është i qartë pozicioni i qeverisë së Kosovës, ende nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë pala shqiptare, e cila nuk ka dhënë asnjë informacion për këtë çështje. /shqip/telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kalo në kategori