LAJMI I FUNDIT:

Zharku njofton Turkun rreth zhvillimit të turizimit në vend

Zharku njofton Turkun rreth zhvillimit të turizimit në vend

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku priti në takim sot ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë, Arian Turku, që ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorë dhe nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.

Fillimisht ministri Zharku, homologun e tij nga Shqipëria e njoftoi për zhvillimet që janë duke u bërë nga MTI për zhvillimin e industrisë së turizmit në Kosovë.

Gjatë këtij takimi u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit midis institucioneve përkatëse të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Të dy ministrat, Zharku dhe Turku, u pajtuan se bashkëpunimi në fushën e turizmit ndërmjet dy vendeve nuk duhet të përkufizohet vetëm në panaire, por edhe për shkak të lidhjeve të natyrshme të kombit tonë, ky bashkëpunim duhet të thellohet dhe zgjerohet edhe në fushat tjera. /Telegrafi/