LAJMI I FUNDIT:

Zharku: Kosova nuk ka nevojë për terminale të reja

Zharku: Kosova nuk ka nevojë për terminale të reja

“Nuk ka monopol në terminale, janë 8 terminale të licencuara”. Kështu iu është përgjigjur ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, pyetjeve të anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik.

Zharku po ashtu e ka njoftuar komisionin për projekte infrastrukturore e në veçanti për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit.

Kryetari i komisionit për buxhet dhe financa Muhamet Mustafa, ka kërkuar nga Zharku të informojë rreth akuzave mediatike lidhur me monopolin në terminalet doganore.


Në ndërkohë ministri Zharku u ka dhënë përgjigjen deputetëve se në fushën e terminaleve doganore nuk ka monopol, por që sipas tij nuk mund të dijë kush qëndron prapa kompanive që i kanë ato terminale doganore.

“Janë shtatë apo tetë terminale doganore nuk kemi të bëjmë me monopol. Tjetër është ajo që unë nuk kam të drejtë me u marrë prapa atyre terminaleve apo prapa atyre kompanive kush qëndron – ajo është çështje tjetër“, ka thënë Zharku. /Telegrafi/