LAJMI I FUNDIT:

Zharku: Kosova e gatshme të aplikojë për anëtarësim në OBT

Zharku: Kosova e gatshme të aplikojë për anëtarësim në OBT

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Lutfi Zharku, ka thënë se Kosova është e gatshme të aplikojë për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë, por një gjë e tillë do ta bëjë në një moment më të përshtatshëm.

Zharku ka thënë për Kosovapress se sipas statistikave të fundit në Kosovë është një rënie prej 8 për qind e investimeve të huaja, por sipas tij kjo rënie nuk duhet të shkaktojë ndonjë çrregullim ekonomik.

Sipas ministrit Lutfi Zharku investimet e deritashme në Kosovë janë të kënaqshme.