LAJMI I FUNDIT:

Zharku dorëzon pyetësorin për marrëdhënie tregtare me BE-në

Zharku dorëzon pyetësorin për marrëdhënie tregtare me BE-në

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku ia ka dorëzuar pyetësorin për marrëdhënie tregtare të Bashkimit Evropian, kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi. Ky i fundit ka premtuar që do të angazhohen të gjitha institucionet e vendit në këtë drejtim që Kosova sa më shpejt të integrohet në Bashkimin Evropian.

Duke e vlerësuar si një mundësi të mirë për Kosovën marrjen e këtij pyetësori kryeministri Thaçi tha se kjo i shton Kosovës përgjegjësi më të mëdha.

Ndërkohë që ministri i tregtisë dhe industrisë Lutfi Zharku tha se pyetësori të cilit i janë përgjigjur përmban 217 pyetje, dhe me rreth 500 nënpyetje të tjera.

Sipas ministrit Zharku pyetjet nuk kanë pasur të bëjnë me sfidat dhe problemet më të cilat përballet ekonomia e vendit, por me përshkrimin e saktë se si është i rregulluar sistemi tregtar në Kosovë.


Draft Pyetësori për marrëdhënie tregtare me Bashkimin Evropian është përgatitur një javë para afatit të përcaktuar nga Bashkimi Evropian. /rtk/