LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhni ngjyrat që ju duhen

Zgjidhni ngjyrat që ju duhen

Të gjithë reagojmë në ngjyra, e dijetarët kanë zbuluar se çdo ngjyrë dërgon porosi unike në tru, gjë që në mënyra të ndryshme ndikon në humorin tonë.

Shqyrtojeni regjistrimin e poshtëm dhe mendoni se si ngjyrat dhe rrethi juaj mund të shtojnë humorin e caktuar.

E kuqja
Paraqet trupin dhe fizikisht është stimuluese. Mbajeni për shkak të energjisë. E kuqja mund të nxisë të tjerët reagime të ashpra (prandaj kujdes).

E verdha
Ka të bëjë me egon tuaj dhe me emocionet tuaja. Është e mirë për shtimin e optimizmit dhe besueshmërisë kreative.


E portokallta
E portokallta, ka të bëjë me seks. Sidomos shton ngrohtësinë, kënaqësinë dhe sigurinë fizike. Mbajeni nëse dëshironi të përmirësoni jetën tuaj të dashurisë.

E gjelbra
Paraqet shërimin natyrorë dhe ekuilibrin. Mbajeni të gjelbrën nëse doni ta përtërini energjinë tuaj dhe ta frymëzoni harmoni në tek të tjerët.

E trëndafilta
Lidhet me veçoritë tona femërore të kultivueses. Mbajeni në mënyrë që të tërhiqni pak dashuri delikate dhe të kujdesshme.

E kaltra
I përgjigjet anës sonë intelektuale, është logjike, e harmonishme dhe qetësuese. Është e mirë për momentet në të cilat dëshironi të veproni i qetësuar ose kur dëshironi të mendoni për diçka seriozisht.

Gri
Simbolizon vetëdijen shpirtërore, është e mirë për momentet në të cilat ktheheni ndaj vetvetes dhe mendoni për shumë gjëra. Shfrytëzoni me vetëdije ngjyrat në rrethin tuaj në mënyrë që nga vetja të nxirrni atë më të mirën. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori