LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet e parakohshme dhe ligji i “përkohshëm” për zgjedhje

Viti i kaluar do të mund të shënohet si vit i zgjedhjeve lokale, i cili nxori në shesh mjaftë dobësi të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Lokale, i miratuar nga Kuvendi më 5 qershor, të vitit 2008. Do të mbetet në kujtesë një gjë mjaftë interesante dhe ironike, se kishte zëra të tillë deputetësh, të cilët nuk hezituan të bëjnë zhurmë lidhur me mënyrën se si një varg çështjesh janë rregulluar me dispozitat ligjore dhe praktikisht kanë reflektuar konfuzitet duke krijuar ambiguitete të ndryshme. Këta deputetë harruan se vetë kishin qenë të përfshirë në ndonjë segment të punës në hartimin e këtij ligji apo e kishin votuar si të tillë.

Një ligj të “përkohshëm” me pak ndryshime, nuk përjashtohet mundësia se do ta kemi për një kohë të gjatë, me gjithë propozim-ndryshimet dhe konsensusin e arritur nga grupi punues.


Hyrja në një proces zgjedhor në zgjedhje të parakohshme ka hapur dilema, se a do të fillohet nga implementimi i ligjit të ri, i cili mund të miratohet në procedurë të shpejtuar parlamentare, si rezultat e rrethanave politike, të cilat kanë çuar në zgjedhje të jashtëzakonshme në Rahovec, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, dhe në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të 13 shkurtit 2010? Apo këto zgjedhjeve do të zhvillohen me ligjin dhe rregullat zgjedhore që tani janë në fuqi.

Ekspertët e njohur të cilët merren kryesisht me legjislacionin për zgjedhjet bashkohen në të njëjtën pikë, se ndryshimet e legjislacionit nuk bëhen në periudhat zgjedhore, por kur shtetet kanë hyrë një fazë të stabilitetit politik dhe institucional dhe është krijuar qëndrueshmëri lidhur me funksionimin e pushteteve të ndara.

Situata e krijuar pas dorëheqjes së Presidentit, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, jo vetëm që tregon se në Kosovë ende kemi paqëndrueshmëri lidhur me funksionimin e institucioneve, por është e vështirë të gjykohet, se cila periudhë mund të konsiderohet stabile për të zënë fill nismat rreth ndryshimit të ligjit për zgjedhjet, identifikimi i sfidave rreth harmonizimit të ligjit, “shpëlarjen” e tij nga mangësitë e theksuara.

Krahas ligjit për zgjedhje nuk është hapur sa duhet debati lidhur me disa detaje të tjera, që po ashtu ndikojnë në kompletimin e fushës së legjislacionit, zbërthimi i faktorëve vendimtar që e përcaktojnë shkallën kohezionit më afatgjatë për një periudhë kohore, deri sa shoqëria të ketë kaluar një stad të zhvillimeve aktuale në tranzicion. Disa nga çështjet që ka mbetur pak a shumë të anatemuara mund t’i paraqesim në vija të trasha:

1. vlerësimi dhe përcaktimi për sistemin më adekuat zgjedhor, krahasueshmëria me sistemet tjera zgjedhore, përparësitë dhe të metat
2. shqyrtimi i pragut zgjedhor
3. vlerësimi lidhur me efektshmërinë e sistemit zgjedhor në stabilitetin e sistemit politik
4. shqyrtimi i aplikimi të sistemit zgjedhor një zonal apo me më shuma zona

Duke ditur një fakt se ka vite që në zgjedhjet parlamentare nuk i dhanë mundësi përfaqësimi në Kuvend ndonjë komune, si shembull komuna e Kastriotit, e cila e mbërthyer mes shumë problemeve nga ato ekonomike, infrastrukturale dhe ekologjike nuk pat një zë që i ngrit seriozisht problemet e tilla në Kuvendin e Kosovës.

Proceset politike të cilat e përcollën Shqipërinë me mjaftë tronditje nga zgjedhjet e mbajtura në vitin 1992 imponuan që t’i bëhet analizë jo vetëm kodit zgjedhor, por edhe sistemit zgjedhor, i cili ka reflektuar në stabilitetin politik të vendit. Sistemet zgjedhore joadekuate shpesh Shqipërinë e ka futur në kriza të brendshme politike, deri në kritika mjaftë të ashpra nga organizmat relevantë ndërkombëtar për cilësimin e zgjedhjeve, nganjëherë jo edhe në pajtueshmëri me standardet demokratike.

Sistemi zgjedhor çfarë e kemi sot është projekt i UNMIK-ut, i instaluar qysh nga zgjedhjet e para në Kosovë për pushtetin lokal më 28 tetor, 2000. UNMIK-u në kuadër të misionit të tij nuk i kishte bërë paraprakisht ndonjë analizë më komplete faktorëve politik, socio-kulturor, ekonomik, gjeografik të cilët e kushtëzojnë aplikimin e një sistemi zgjedhor të qëndrueshëm dhe me efekte stabilizuese në sistemin politik.

Hyrja në këto zgjedhje me këtë ligj pak a shumë të ndryshuar nuk do të ndihmojë në kapërcimin e të gjitha vërejtjeve që i kanë adresuar partitë politike, shoqëria civile dhe nuk do të jetë e mundur të kuptohen shqetësimet dhe propozimet eventuale që mund të merren nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si institucion implemetues i tij.

(Autori është zyrtar i lartë ligjor në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim)

Në trend

Më shumë
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Auto
Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në

Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"

Superliga
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori