LAJMI I FUNDIT:

Zero Tolerancë….Zero Transparencë

Zero Tolerancë….Zero Transparencë

Lëvizja Fol ka lansuar të martën fushatën multimediale të projektit “Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies në investimet publike në infrastrukturën rrugore”. Petrit Zogaj, menaxher i programeve në Lëvizjen FOL tha se qëndrimi i Lëvizjes FOL është pro ndërtimit të autostradës, mirëpo ata sipas tij janë kategorikë në kërkesat për transparencë dhe llogaridhënie rreth këtij projekti.

Zogaj, tha sej Lëvizja FOL me këtë fushate i fton personat fizikë dhe juridikë që të raportojnë çdo parregullsi që hasin në projektet e infrastrukturës rrugore, e po ashtu edhe në projektin e ndërtimit të autostradës Morinë-Merdare.

“Fatkeqësisht institucionet e Republikës së Kosovës, e veçanërisht Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit ka shndërruar parimin e ZERO TOLERANCËS në parimin ZERO TRANSPARENCË”, tha Zogaj. Sipas tij, këtë fakt e dëshmon edhe refuzimi i kërkesës së Lëvizjes FOL drejtuar MTPT-së për qasje në kontratën e ndërtimit të autostradës Morinë-Merdare me arsyetimin se ky dokument është me interes publik madhor dhe është i ndjeshëm.

“Është përgjigje paradoksale sepse për të njëjtën çështje vet ministri i kësaj ministrie z. Limaj citoj është zotuar se do të jetë transparent gjatë gjithë procesit të ndërtimit të autostradës, por sipas tij, shumë detaje të kontratës Qeveri -“Bechtel-Enka” nuk mund të bëhen publike, pasi për këtë duhet marrë edhe konfirmimin e konsorciumit amerikano-turk”, tha Zogaj.


Projekti “Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies mbi investimet publike në infrastrukturën rrugore” mbështetet nga USAID. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Kalo në kategori