LAJMI I FUNDIT:

Zeniti kërkon Mancinin

Zeniti kërkon Mancinin

Sportmediaset.it njofton se ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, është në bisedime për të marrë timonin e Zenit St. Petersburgut.

Trajneri aktual i Zenitit, Dick Advocaat, ka vendosur të braktisë skuadrën ruse për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Belgjikës, kështu që nga dhjetori Mancini mund t’ia fillojë punës me skuadrën e re.

Është spekuluar se ish-trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, mund ta marrë drejtimin e Zenitit, mirëpo ai e ka refuzuar këtë post.

Kështu tani thuhet se mesfushori i dikurshëm i Sampdorias dhe Lazios mund ta marrë drejtimin e skuadrës Zenit St. Petersburg.