LAJMI I FUNDIT:

Zelensky viziton ‘ishullin e lirë’ të Ukrainës për të shënuar 500 ditët e luftës kundër rusëve

Zelensky viziton ‘ishullin e lirë’ të Ukrainës për të shënuar 500 ditët e luftës kundër rusëve

Është një ishull që do të hyjë në histori si një simbol i sfidës së Ukrainës sapo të përfundojë lufta dhe një vend i përshtatshëm për Volodymyr Zelenskyn për të shënuar 500 ditët e përballjes me Rusinë.

“Ishulli i gjarpërinjve” ishte në qendër të vëmendjes së botës në ditën e parë të pushtimit rus, kur një luftëtar ukrainas i tha një anijeje luftarake ruse që po afrohej, “shko r.s.”.

Mbrojtësit e një ishulli në Ukrainë, të cilët i thanë marinës ruse "Shkoni në..." janë gjallë?
Lexo po ashtu Mbrojtësit e një ishulli në Ukrainë, të cilët i thanë marinës ruse "Shkoni në..." janë gjallë?

Pas katër muajsh që ishte nën kontrollin rus, trupat e Vladimir Putinit u tërhoqën dhe ukrainasit e rimorën kontrollin në ishull.


“Ishulli i gjarpërinjve. Ishulli i lirë i Ukrainës së lirë”, tha presidenti i Ukrainës teksa publikoi edhe një video.

Ky është ishulli më i rrezikshëm në botë, kur ta kuptoni pse do t’iu ngrihet gjaku në vena (Foto/Video)
Lexo po ashtu Ky është ishulli më i rrezikshëm në botë, kur ta kuptoni pse do t’iu ngrihet gjaku në vena (Foto/Video)

“Megjithëse kjo është një pjesë e vogël e tokës në mes të Detit tonë të Zi, është një provë e madhe se Ukraina do të rifitojë çdo pjesë të territorit të saj. Dua të falënderoj nga këtu, nga ky vend i fitores, secilin prej ushtarëve tanë për këto 500 ditë”, pohoi ai.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna

Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Në momentin e fundit, Gjykata pezullon vendimin e Trumpit për punëtorët e USAID-it

Në momentin e fundit, Gjykata pezullon vendimin e Trumpit për punëtorët e USAID-it

Amerika
Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë

Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë

Amerika
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë
Kalo në kategori