LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Do të takohesha me Trumpin nëse do të përfshinte zgjidhjen e problemeve reale

Zelensky: Do të takohesha me Trumpin nëse do të përfshinte zgjidhjen e problemeve reale

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, nëse ai e fton sërish që të “zgjidhin probleme reale”.

“Jemi te denjë për një dialog të barabartë, për një dialog konstruktiv… Nëse Trump më fton të zgjidh problemet reale, për çështje serioze dhe veprime  e përgjigje reale, vendimtare – do të shkojë”, tha Zelensky pas pjesëmarrjes në një samit të sigurisë të liderëve evropianë në Londër, transmeton Telegrafi.

Zelensky zgjodhi me kujdes fjalët e tij pas përplasjes me Trumpin dhe zëvendëspresidentin JD Vasnce gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë.


Ai shtoi se mbajtja takim para kamerave dhe plotësisht publike  nuk ishte pozitive për asnjërën palë – pra as SHBA-të por edhe Ukrainën.

Bloomberg shkruan se gjatë qëndrimit në Londër, Zelensky ka refuzuar pyetjet e gazetarëve në gjuhën angleze nga frika se mund të keqinterpretohet apo keq citohet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Dy të vdekur dhe disa të lënduar - momenti kur kalimtarët vrapojnë të tmerruar pasi makina përplaset me turmën në Mannheim të Gjermanisë

Dy të vdekur dhe disa të lënduar - momenti kur kalimtarët vrapojnë të tmerruar pasi makina përplaset me turmën në Mannheim të Gjermanisë

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Zbulohet se çfarë do të ndodhte me Hamasin, sipas planit alternativ të Egjiptit ndaj

Zbulohet se çfarë do të ndodhte me Hamasin, sipas planit alternativ të Egjiptit ndaj "Rivierës së Gazës" të Trump

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori