LAJMI I FUNDIT:

Zelensky beson se deri në vjeshtë do të organizohet Samiti i Paqes me Rusinë

Zelensky beson se deri në vjeshtë do të organizohet Samiti i Paqes me Rusinë

Mund të ketë një samit paqeje Rusi-Ukrainë brenda disa muajsh – nëse bisedimet këtë javë shkojnë sipas planit.

Volodymyr Zelensky shpreson se një takim me Rusinë mund të arrihet këtë vjeshtë, duke thënë se bisedimet e planifikuara në Arabinë Saudite këtë javë janë një hapi drejt saj.

Ai shtoi se rreth 40 vende do të përfaqësohen në Samitin e Paqes që do të zhvillohet në Arabinë Saudite, raporton skynews.


Detaje të bisedimeve të planifikuara në Arabinë Saudite për arritjen e paqes në Ukrainë
Lexo po ashtu Detaje të bisedimeve të planifikuara në Arabinë Saudite për arritjen e paqes në Ukrainë

Një takim i ngjashëm u mbajt në Kopenhagë në muajin qershor, ku morën pjesë zyrtarë të lartë nga G7, BE-së, Brazili dhe Turqia. Kina ishte e ftuar, por nuk mori pjesë.

Andrii Yermak, i cili drejton zyrën e Zelenskyt, tha se këshilltarët e Ukrainës po përgatiten tashmë për takimin e Arabisë Saudite.

Po përgatitet një takim i madh për përfundimin e luftës në Ukrainë, reagojnë SHBA-ja dhe Rusia
Lexo po ashtu Po përgatitet një takim i madh për përfundimin e luftës në Ukrainë, reagojnë SHBA-ja dhe Rusia

Ai tha se Kievi dëshiron që shumë vende nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine të marrin pjesë në Arabinë Saudite, për të ndihmuar “në gjetjen e mundësive për mbajtjen e Samitit të Ardhshëm Global për Paqen”.

Yermak shtoi se “ne duhet të rivendosim rendin botëror, ligjin ndërkombëtar dhe të vendosim një paqe të drejtë bazuar në Kartën e OKB-së dhe në kushtet e Ukrainës”.

Ndryshe, Rusia aktualisht është kundër një konference të paqes me Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Botë
Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Rumania
Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Evropa
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Botë
Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Amerika
Kalo në kategori