LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Deri në vitin 2013 komunikimi Qeveri-biznese ka qenë i vështirë

Zeka: Deri në vitin 2013 komunikimi Qeveri-biznese ka qenë i vështirë

Është mbajtur, Forumi Vjetor Publiko-Privat i organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane ne Kosove, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, ndërsa në këtë organizim ka marr pjesë edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Ky i fundit tha se ndryshimet e politikave fiskale kanë ndihmuar bizneset në lehtësimin e bërjes biznes. Përveç fuqizimit të mëtejmë të partneritetit ndërmjet sektorit privat dhe publik, Forumi ka për qellim t’iu ofrojë mundësinë bizneseve që janë paguesit më të mëdhenj të detyrimeve doganore, të ngrisin shqetësimet e tyre për çështjet me të cilat përballen në raport me zyrtarët doganorë.


Ministri i Financave Avdullah Hoti, tha se prej se është në krye të Ministrisë ka hequr të gjitha formalitete e komunikimit me bizneset. Ai ka premtuar edhe ndryshime të tjera ligjore që do të krijojnë lehtësira për biznese.

“Praktikat e dialogut dhe konsultimet e rregullta janë bërë të përditshme . Besoj që një vit e gjysmë tash i kemi hequr të gjitha formalitetet sa i përket komunikimeve. Kemi arrit atë partneritetin e nevojshëm për zhvillim të biznesit dhe për zhvillim të ekonomisë në përgjithësi. Unë mendoj që janë bërë disa veprime të dukshme marrëveshje , normalit ka plotë çështje të hapura të cilat meritojnë që ti adresojmë së bashku. Një agjendë të ndryshimeve në reforma të politikave fiskale e kemi promovuar si Qeveri e kemi zhvilluar bashkë. Janë edhe disa pjesë që janë fillua të atyre ligjeve që do të arrimë ti realizojmë shpejtë siç është , udhëzimi për pushimet tatimore”, tha Hoti.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka, tha se para vitit 2013, komunikimi Qeveri-biznese ka qenë më i vështirë se sa pas vitit 2013. Zeka po ashtu tha se tanimë ekziston mundësia që të ketë komunikim më pozitiv.

“Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë ngjarje si kjo e sotme me ministrat dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë për shakë të mungesë të nivelit të zhvillimit të dialogut publiko-privat . Tashmë rëndësi ka që partneriteti i këtyre viteve ka mundësuar që të ketë edhe disa rezultate pozitive…Besojmë qe ende ekzistojnë probleme të cilat me siguri ju do t’i ngrisni gjatë pjesës së diskutimit . Ekzistojnë çështje besoj që këto duhet të jenë vende ku do të diskutohen këto probleme . Është mirë që të kemi ndoshta edhe nivelin më të lartë të doganave të Kosovës që ata duhet t’i dëgjojnë edhe shqetësimet e juaja”, tha Zeka.
Drejtori i përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna ka shpalosur objektivat që Doganat kanë në plan për dy vitet e ardhshme e që sipas tij do të fokusohen në sistemin elektronik.

“Dogana ndër vite ka mbledhur afër 10 miliardë euro, vetëm vitet e fundit kemi mbledhur më shumë se 140 milionë euro. Nga viti 2015 , dogana më nuk aplikon letër fizike mirëpo shkon gjithçka përmes sistemit elektronik. Ne nuk do të ndalemi objektivi joni i dy viteve të ardhshme është që ne të kalomë në procedimin që gjithçka të shkon përmes bar-codit”, tha Rafuna.

Fatos Ismali, nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë , njëherit edhe përfaqësues i kompanisë “Elkos”, ka paraqitur vërejte për doganat , pasi sipas tij në mallrat që importohen shpesh kompania ngarkohet më taksa për mallrat të cilat dogana i merr për bazë çmimet në listën e saj, por jo edhe çmimet referente që kompania i posedon. /Telegrafi/