LAJMI I FUNDIT:

Lajme të mira nga Ministria e Shëndetësisë: Nesër pritet të ketë ulje të numrit të infektuarve me COVID-19

Lajme të mira nga Ministria e Shëndetësisë: Nesër pritet të ketë ulje të numrit të infektuarve me COVID-19

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka thënë për RTV Dukagjinin se po shpresojnë që masat e qeverisë më në fund do të japin efekt.

“Nga nesër presim më pak viktima dhe më pak të prekur nga COVID-19. Deri në orët e pasdites sot kemi pasur një trend në rënie, shpresojmë që edhe në orët e mbrëmjes nuk ka pasur ndonjë ndryshim. Shpresojmë që nesër  kur të publikohen rezultatet të kemi shifra më të ulëta se ato që kemi prezantuar sot”, tha Hoti, përcjell Telegrafi.


Hoti thotë se nga mesi i këtij muaji pritet të fillohet edhe me ndërrimin e tretë më testime pasi do të vijnë edhe tri aparate testuese.

“Fuqia testuese do të rritet gjithsesi por po punohet që të ulet numri i të shtruarve në spitale”.

Ai thotë se këto tri aparate do të jenë donacion nga OBSH, derisa shteti po planifikon të blejë edh të shtatë aparaturave tjera që do të vendosen në rajone qendrat rajonale.

“Këto aparatura pritet të kushtojnë rreth 2 milionë euro”.

Hoti thotë se rreth 103 aplikacione kanë ardhur nga institucionet private për të bërë teste për COVID-19.

“Të gjithë ato institucione që plotësojnë kriteret do të bëjnë teste stereologjike por edhe molekulare për qytetarët që kanë dëshirë të testohen”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë thotë se këtë vit për dallim nga vitet tjera do të porositen shumë më tepër vaksina të gripit sezonal.

“Zakonisht në vit porosisim 100 mijë vaksina të gripit sezonal, por këtë vit planifikojmë të sigurojmë rreth 500 mijë vaksina të gripit sezonal për grupet e ndjeshme”.

Hoti thotë se nëse vaksina e COVID-19 del në treg Kosova synon të sigurojë rreth 1 milionë vaksina përmes vendeve mike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori