Zbuloni pesë shenja që tregojnë se trupi juaj është i uritur për vitamina

Dr. Susan Blum në librin “Plani Shërues i Sistemit të Imunitetit”, ka bërë të ditura shenjat e pazakonta, që tregojnë se keni mungesë vitaminash dhe çfarë duhet të bëni, që të përmbushni vitaminat e nevojshme.
“Me ngrënien e ushqimeve të gatshme, nuk është çudi që në ditët e sotme, të gjithë të kemi mungesë vitaminash, qoftë nga mungesa e ngrënies së tyre, apo edhe mungesa e tretjes si duhet” ka shkruar Dr. Blum, transmeton Telegrafi.
Sinjali i parë i trupit: Të çara në skajet e gojës
Mungesa: Hekur, zink dhe vitaminë B si niacina (B3), riboflavina (B2) dhe B12. Kjo zakonisht ju ndodhë vegjetarianëve.
Shërimi: Hani më shumë mish shpezësh, salmon, tuna, ve, midhje, domate të thara në diell, gjethe zvicerane, susam, kikirik dhe bishtaja.
Sinjali i dytë i trupit: Njolla të kuqe si luspa nëpër fytyrë (apo edhe pjesë tjera të trupit) dhe humbje flokësh
Mungesa: Biotin (B7) e njohur si vitamina për flokë. Kur trupi juaj mbledhë vitamina që vinë nga yndyrat (A, D, E, K), nuk mbledhë vitaminën B, që është e tretshme në ujë. Kjo zakonisht ndodhë tek bodibilderët.
Shërimi: Kërkoni më shumë vezë të pjekura (pjekja e liron avidinën) salmon, avokado, kërpudha, lulelakër, fara të sojës, ara, mjedra dhe banane.

Sinjali i tretë i trupit: Xhunga të bardha apo të kuqe, që duken si akne, posaçërisht në faqe, duar, kofshë dhe prapanicë
Mungesa: Acide esenciale yndyrore dhe vitaminën A dhe D.
Shërimi: Shmangni yndyrat e dëmshme dhe zëvendësoni me ato që janë më të shëndetshme. Fokusohuni tek shtimi i sardinave dhe salmonit, arave, fara të lirit, kërpit dhe chia. Për vitaminën A, kërkoni perime me ngjyrë si karota dhe specat.
Sinjali i katërt i trupit: Ndjesi shpimi gjilpërash, pickimi dhe mpirje në duar, këmbë apo vende të tjera
Mungesa: Vitamina B si folate (B9), B6 dhe B12. Ky është një problem që shkaktohet nga nervat periferike dhe vendi ku ato përfundojnë.
Shërimi: Kërkoni spinaq, shpargull, rrepa, fasule, vezë oktopod, midhje, molusqe dhe mish shpezësh.
Sinjali i pestë i trupit: Dhimbje të çmendura muskujsh, sikur therje me thikë në gishta të këmbëve të këmbëve, harqe të këmbëve dhe në pjesën e pasme të këmbës
Mungesa: Magnez, kalcium dhe kalium.
Shërimi: Hani sa më shumë banane, bajame, lajthi, kungull, qershi, molla grejpfrut, brokoli, gjethe të gjelbra si kale, spinaq dhe luleradhiqe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës