LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet data dhe ora e mundshme e El Clasicos së parë mes Barcelonës dhe Real Madridit këtë sezon

Zbulohet data dhe ora e mundshme e El Clasicos së parë mes Barcelonës dhe Real Madridit këtë sezon

Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit e njohur si El Clasico, e para e sezonit 2023/24 është pak më shumë se gjashtë javë larg dhe një datë për ndeshjen duket se është caktuar.

Gazeta Mundo Deportivo pretendon se Real Madrid ka të ngjarë të përballet me Barcelonën në orën 16:15, e shtunë, më 28 tetor. Ndeshja do të zhvillohet në Estadi Olimpic Lluis Companys në Montjuic, pasi Camp Nou po rinovohet.

Koha e lojës do të nënkuptojë se është një fillim i vonuar në Kinë dhe Azinë Juglindore, ndërsa ata në Amerikën Latine dhe SHBA do të mund ta shikojnë ndeshjen në mëngjes. Ata në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbasin ndeshjen, pasi do mund të qëllojnë në punë.


Barcelona dhe Real Madridi mësojnë datat e ndeshjeve El Clasico për sezonin 2023/24 në La Liga
Lexo po ashtu Barcelona dhe Real Madridi mësojnë datat e ndeshjeve El Clasico për sezonin 2023/24 në La Liga

Një pjesë e arsyes është një koncert i Miguel Rios që po zhvillohet në Palau Sant Jordi, i cili është në të njëjtën ditë dhe është gjithashtu në të njëjtën zonë, që do të thotë se autoritetet do të duan të sigurojnë që fansat të mos dalin dhe të hyjnë në të njëjtën kohë.

Barcelona përballet me Athletic Bilbao në shtëpi një javë më herët, dhe gjithashtu pret Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve të mërkurën e javës së El Clasicos. Ata udhëtojnë për në Real Sociedad një javë pas El Clasicos.

Real Madrid udhëton te Sevilla një javë para El Clasicos, pastaj udhëton në Braga në javën e derbit dhe presin Valencian në Santiago Bernabeu fundjavën e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Liga e Kampionëve
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Julian Alvarez i dërgon paralajmërim Real Madridit për ndeshjen e kthimit

Julian Alvarez i dërgon paralajmërim Real Madridit për ndeshjen e kthimit

Ligat tjera
Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Liga e Kampionëve
Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Premier League
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori