LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen detajet e HTC Desire 820

Zbulohen detajet e HTC Desire 820

HTC pritet ta lansojë modelin e ri të telefonit, HTC Desire 820 në panairin e IFA këtë javë, ndërsa ky telefon pritet të jetë i pari në Android që mbështet procesorin 64-bit.

Por, kjo nuk është e vetmja, pasi që tani me sa duket në internet kanë rrjedhur pamjet e HTC Desire 820, bashkë me disa informacione rreth telefonit.

HTC Desire 820 thuhet se do të vijë me procesorin 8 core 64-bit Qualcomm Snapdragon 615, si dhe Adreno 405 GPU dhe 1.5GB RAM.

Procesori 64-bit nga Qualcomm, Snapdragon 615 do të sjell procesorin quad core ARM Cortex A53 në 1.7GHZ, dhe atë quad core A53 në 1.0GHz.


Karakteristikat tjera të HTC Desire 820 përfshijnë edhe ekranin e madh me 5.5 inç në HD me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve, si dhe dy kamera.

HTC pritet të zyrtarizojë modelin HTC Desire 820 në një konferencë shtypi, më 4 shtator. (Telegrafi)