LAJMI I FUNDIT:

Zaev viziton Prishtinën, vizitë e parë e këtij niveli në Kosovë

Zaev viziton Prishtinën, vizitë e parë e këtij niveli në Kosovë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do ta vizitojë Prishtinën javën që vjen ku do të ketë takime me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët, ndërkaq është paraparë një takim edhe ndërmjet Zoran Zaevit dhe Hashim Thaçit, e Kadri Veselit.

Takime janë paraparë edhe me bashkësinë afariste maqedono-kosovare. Zaev do të shoqërohet nga ministrat Kreshnik Bekteshi, Goran Sugareski, Robert Allagjozovski dhe Edmond Ademi.


Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë./Telegrafi/