LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Marrëveshja me Greqinë hap i fundit drejt integrimit në BE dhe NATO

Zaev: Marrëveshja me Greqinë hap i fundit drejt integrimit në BE dhe NATO

Pas marrëveshjes me Bullgarinë, është arritur marrëveshje dinjitoze edhe me Greqinë, me çka është mbyllur çështja e fundit e cila pengonte Maqedoninë në integrimet euro-atlantike, tha sot Kryeministri Zoran Zaev në takim me delegacionin e Parlamentit të Këshillit të Evropës për monitorim me Republikën e Maqedonisë, e udhëhequr nga raportuesit Lise Christoffersen dhe Valeriu Gilecki.

Qytetarët do të japin fjalën e fundit në referendumin në lidhje me marrëveshjen me Greqinë, por shpresoj në ndërgjegjen qytetare dhe që të gjithë të mbështesim zhvillimin e Maqedonisë duke vazhduar që të lëvizim më shumë për ta çuar shtetin përpara, theksoi Kryeministri.

Sipas tij, marrja e datës për bisedime me BE-në do të jetë motiv shtesë për qasjen reformatore të Qeverisë, e cila në këtë proces i angazhon të gjithë subjektet tjera shoqërore dhe partitë politike.


Nga Kabineti i Kryeministrit deklaruan se në takim është biseduar për reformat në gjyqësi, respektimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut si dhe nevojën kyçjen e të gjitha subjekteve politike në vend për marrjen e vendimeve në interes të integrimeve evropiane dhe stabilitetit në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përfaqësuesit e Parlamentit të Këshillit të Evropës udhëzohen se do të japin përkrahje në proceset euro-atlantike të Maqedonisë dhe zhvillimin e vendit.

Maqedonia është në rrugë të mbarë në realizimin e qëllimeve të saja strategjike, integrimi në BE dhe në NATO si dhe jetesë më e mirë për qytetarët në planin ekonomik. I zbatojmë në përpikmëri reformat në vend dhe udhëheqim politika të fqinjësisë së mirë, që hapën perspektivë për shtetin tonë, vlersoi Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori