Modeli më i ri i telefonit Yotaphone 2 tani është bërë zyrtar, dhe ka arritur në Mbretërinë e Bashkuar. Telefoni që thuhet se duhej të ishte bërë nga Amazon sjell ekranin kryesor me 5 inç në 1080p AMOLED, dhe atë të pasmin me 4.7 inç, i cili ofron pamjen e lexuesve elektronik (e-paper).
Të dy ekranet janë të mbrojtura me Gorilla Glass 3. Në anën e pasme ekrani është gjithmonë i ndezur dhe ka rezolucion qHD (540 x 960px, 235ppi) dhe shfaq 16 nivele e ngjyrës gri.
Ekrani i pasëm mund të personalizohet me aplikacione, apo të përdoret për të lexuar tekste, duke shpenzuar shumë pak energji.
Yotaphone 2 bazohet në Android 4.4 KitKat, procesorin Snapdragon 800 me 2GB RAM. Ndërsa kamera kryesore e telefonit sjell 8MP/1080p me 2.1MP në pjesën e përparme. Memoria e telefonit ofron 32GB, por pa mundësi zgjerimi.
Megjithë faktin se telefoni ka arritur në Mbretërinë e Bashkuar, çmimi i këtij modeli ende nuk është bërë i ditur. (Telegrafi)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik
Mjetet e reja të YouTube mbrojnë krijuesit nga audiot dhe videot e rreme të gjeneruara nga AI
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare
Motorola G85 arrin "në heshtje" në Evropë
Samsung Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6 çojnë Galaxy AI në nivele të reja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve