LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Real Madridi ka ndarë rrugët me disa lojtarë të rinj në javët e parë të afatit kalimtar veror, duke përfshirë emra si Rafa Marin, Peter Federico dhe Alex Jimenez.

Largimet nuk kanë të ndalur pasi pritet që kësaj liste t’i bashkohen edhe disa emra të tjerë, në mesin e të cilëve është edhe Nico Paz.

Paz ishte në prag të promovimit në ekipin e parë sezonin e kaluar, madje ai shënoi ndaj Napolit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.


Sidoqoftë, ai pritet që të mos marr ftesën e Carlo Ancelottit në ekipin e parë për sezonin 2024/2025 dhe kjo ka bërë që ai ta konsiderojë largimin.

Sipas Diario AS, Paz do të dëshironte që të bëhej pjesë e Leganesit në rast se largohet nga Real Madridi këtë verë.

Përfaqësuesit e tij kanë shpërndarë këtë mesazh tek ekipi i sapopromovuar në elitën e futbollit spanjoll, ani pse për tani, ata nuk po mendojnë që të nënshkruajnë me të pasi kanë prioritete të tjera fillimisht.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me situatën e Paz në javët në vazhdim, por ai është njëri ndër lojtarët më të mirë që ka prodhuar akademia e Real Madridit, ‘La Fabrica’./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Ligat tjera
Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

La Liga

"Isha afër vdekjes, nuk mbaj mend asgjë" - ylli i Ligës Premier poston foton e parë pas përplasjes së tmerrshme me makinë

Premier League
Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

La Liga
Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Premier League
Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

La Liga
Kalo në kategori