LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi Two vjen me Android 4.1 Jelly Bean

Xiaomi Two vjen me Android 4.1 Jelly Bean

Modeli më i ri i telefonit Android, Xiaomi Mi-Two, i cili së fundmi është lansuar në Kinë, përveç tjerash sjell edhe versionin më të ri të sistemit operativ të Google, Android 4.1 Jelly Bean.

Xiaomi Mi-Two vjen me ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve, procesorin quad core 1.5GHz Qualcomm Snapdragon S4 dhe 2GB RAM.

Specifikat tjera të Xiaomi Mi-Two përfshijnë edhe Adreno 32GPU, plus 16GB memorie të integruar, si dhe baterinë me 2,000 mAh.

Xiaomi Mi-Two përveç Android 4.1 Jelly Bean do të vijë edhe me versionin më të ri të ROM-it nga MIUI ndërsa çmimi final i këtij modeli në treg do të jetë 315 dollarë. / Telegrafi /