LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi tani e treta në botë për telefona të mençur mobil

Xiaomi tani e treta në botë për telefona të mençur mobil

Sipas një raporti të ri të publikuar nga Strategy Analytics thuhet se Xiaomi tani është prodhuesi i tretë më i madh në botë i telefonave të mençur mobil, pas rivalëve Samsung dhe Apple.

Samsung ka shitur një total prej 79.2 milionë njësive të telefonave të mençur në tremujorin e tretë të 2014, dhe kjo është shifër më e ulët sesa totali prej 88.4 milionë njësive sa kishte shitur kompania jugkoreane në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

Apple ka shitur një total prej 39.3 milionë njësive, që është sasi më e madhe sesa 33.8 milionë njësi sa kishte shitur në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

Në anën tjetër, Xiaomi ka parë një rritje të konsiderueshme në shitjet e telefonave të saj pasi që në tremujorin e tretë të vitit 2013 kompania kishte shitur 5,2 milionë njësi të telefonave të saj, ndërkaq tani, një vit më vonë ajo ka shitur 18 milionë njësi.


LG dhe Huawei kanë parë gjithashtu një rritje prej vitit të kaluar, pasi që tani LG ka shitur 16.8 njësi, ndërsa Huaëei 16.5 milionë njësi në tremujorin e tretë.

Samsung ka pasur një rënie të përgjithshme të tregut të telefonave të mençur, dhe pjesëmarrja e kompanisë lidere tani ka rënë nga 35 për qind në 24.7 për qind. Edhe Apple ka shënuar një rënie të vogël në treg, apo nga 13.4 për qind kompania amerikane ka rënë në 13.3 për qind.

Shitjet e përgjithshme të telefonave të mençur për tremujorin e tretë të vitit u rritën për 27 për qind, me një total prej 320.4 milionë njësive të shitura. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma

Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Teknologji
Kalo në kategori