LAJMI I FUNDIT:

Xhemajli: Parma më dëshironte më shumë

Xhemajli: Parma më dëshironte më shumë

Mesfushor i Parmës, Blerim Xhemajli, ka treguar arsyen për vendimin e tij që t’i bashkëngjitet Parmës dhe jo Palermos, skuadër e cila ka kërkuar shërbimet e tij gjatë gjithë verës.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, i cili është kërkuar edhe nga Fiorentina dhe Milani, thotë se vendimi i tij për t’iu bashkëngjitur Parmës kishte ardhur, pasi që skuadra ku është aktualisht i huazuar e kishte kërkuar më shumë.

“Parma më dëshironte më shumë. Është një skuadër e cila më ka pëlqyer, dhe në fund vendosa me zemrën time”, është shprehur 23-vjeçari për “Sky”.