LAJMI I FUNDIT:

Xhaka zbulon reagimin e ekipit në dhomat e zhveshjes pas humbjes nga Chelsea: Askush nuk fliste, as Emery  

Xhaka zbulon reagimin e ekipit në dhomat e zhveshjes pas humbjes nga Chelsea: Askush nuk fliste, as Emery  
Granit Xhaka (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Granit Xhaka ka zbuluar se humbja e thellë e Arsenalit nga Chelsea në finalen e Ligës së Evropës u prit nga një heshtje e fortë në dhomat e zhveshjes.

Arsenali u mposht thellë 4-1 nga rivalët londinez të Chelseat në finalen e madhe të Ligës së Evropës të zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit.

Pas kësaj humbje pritej ndonjë reagim i ashpër nga trajneri Unai Emery, por sipas Xhakës kjo humbje u prit nga një heshtje e fortë dhe askush nuk fliste në dhomat e zhveshjes.


Drogba, Mkhitaryan, tifozi i veçantë, finalja multinacionale dhe atmosfera e tmerrshme - gjërat që mund t'ju kenë ikur nga finalja e Ligës së Evropës
Lexo po ashtu Drogba, Mkhitaryan, tifozi i veçantë, finalja multinacionale dhe atmosfera e tmerrshme - gjërat që mund t'ju kenë ikur nga finalja e Ligës së Evropës

“Ai (Emery), lojtarët, askush nuk fliste në dhomat e zhveshjes”, zbuloi fillimisht mesfushori me prejardhje shqiptare.

Xhaka i dëshpëruar pas një goli të Chelseat (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Kur u pyet pse Emery kishte heshtur, Xhaka shtoi: “Nuk e di. Ai ishte i zhgënjyer sigurisht”.

“Mendoj se ne e dimë se çfarë kemi bërë. E dimë se kemi humbur ndeshjen. Nuk ka të bëjë me britmat. Nuk është gjithçka për të bërtitur, nëse humbim”.

Abramovich u fut në dhomat e zhveshjes që të mbajë fjalim pas fitores ndaj Arsenalit, lojtarët e gjuajtën me gjësende dhe ai doli jashtë
Lexo po ashtu Abramovich u fut në dhomat e zhveshjes që të mbajë fjalim pas fitores ndaj Arsenalit, lojtarët e gjuajtën me gjësende dhe ai doli jashtë

“Ju mund të thoni shumë gjëra tani, por nuk është koha për të shpjeguar pse dhe çfarë ndodh”.

“Mendoj se ky ishte një shans i madh për ne dhe ne nuk e morëm atë”, përfundoi Xhaka. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Ndërkombëtare
Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Serie A
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Kalo në kategori