LAJMI I FUNDIT:

Xhaka i lumtur pas fitores së thellë ndaj Evertonit (Foto)

Xhaka i lumtur pas fitores së thellë ndaj Evertonit (Foto)
(Getty Images)

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale pas fitoren së thellë në Ligën Premier ndaj Evertonit.

Arsenali fitoi ndaj Evertonit me rezultat të thellë 5-1 në ndeshjen e luajtur në shtëpi në stadiumin Emirates.

Kjo fitore ka kthyer vetëbesimin te skuadra e Arsene Wengerit, e cila bëri disa lëvizje të mira në javën e fundit të afatit kalimtar.


Arsenali shkatërron Evertonin, Aubameyang debuton me gol (Video)
Lexo po ashtu Arsenali shkatërron Evertonin, Aubameyang debuton me gol (Video)

Pas largimit të Alexis Sanchezit te Manchester Unitedi, Arsenali afroi Henrikh Mkhitaryanin, Pierre-Emeric Aubameyangun dhe vazhdoi kontratën e Mesut Ozilit.

Këto lëvizje ndryshuan pozitivisht atmosferën në ekipin londinez, të cilët në pasditen e së shtunës shkatrruan Evertonin.

Arsenal 5-1 Everton: Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve (Foto)
Lexo po ashtu Arsenal 5-1 Everton: Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve (Foto)

Pas kësaj fitore ishte mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili reagoi në rrjetet sociale duke falënderuar tifozët për mbështetjen në një fitore të madhe.

Granit Xhaka pati paraqitje të mirë ndaj Evertonit (Getty Images)

“Ndjenjë e mrekullueshme pas një fitore të madhe dhe shpresoj që të vazhdojmë”.

“Falënderojë tifozët tanë për mbështetjen e tyre fantastike”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori