Xavi: Barcelona ka rënë në gjumë, Reali po fiton me fat dhe ndihmën e gjyqtarëve

Legjenda e Barcelonës, Xavi, goditi gjigantët e La Ligës, ish-skuadrën e tij duke i akuzuar për rënie në gjumë në mes të dominimit evropian të Real Madridit, të cilët sipas tij po fitojnë trofe me anë të fatit dhe ndihmës nga gjyqtarët.
Madrid ka fituar titullin e tretë të Ligës së Kampionëve të shtunën mbrëma, duke mposhtur Liverpoolin me rezultat 3-1 në finalen e Kievit, ndërkohë Barcelona siguroi trofeun e La Ligas për herë të tretë në katër sezonet e fundit.
Por, Xavi, i cili fitoi katër trofe të Ligës së Kampionëve me Barçën – akuzoi kampionët spanjollë se janë duke “fjetur”, pavarësisht nga nënshkrimi i lojtarëve si Luis Suarez , Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele.
“Madridi ka një gjen fitues dhe Barça ka rënë në gjumë”, ka thënë fillimisht El Penalty.
“Ata kanë qenë të fjetur për vite të tëra me nënshkrime dhe kjo iu faturohet”.

Xavi gjithashtu vuri në dukje fatin e Madridit në Ligën e Kampionëve, ku më së fundi ishte lëndimi i Mohamed Salah dhe gabimet e Loris Karius në finale, teksa shtoi se ndihmohet edhe nga gjyqtarët.
“Real Madrid kishte çdo gjë në anën e tyre. Lojtarët e dëmtuar si ylli i PSG-së, Neymar, ata të Bayern Munich, Robben e Boateng dhe gjyqtarët”.
“Lojtari më i rëndësishëm i Liverpoolit u lëndua, portierët e Bayernit Manuel Neuer u lëndua dhe gabimet në gjysmëfinale të Sven Ulreich dhe Loris Karius”.
“Duket si një magji, por çështja është se Barcelona ka rënë në gjumë dhe duket se Barça po fiton tituj, por të tjerët po fitojnë Ligën e Kampionëve”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës