LAJMI I FUNDIT:

Xabi: Nuk kam armiqësi me Benitez

Xabi: Nuk kam armiqësi me Benitez

Nënshkrimi i ri i Real Madridit, Xabi Alonso, thotë se ai nuk ka pasur armiqësi me menaxherin e Liverpoolit, Rafa Benitez, pasi u largua nga Anfield këtë javë.

“Kam përsëritur disa herë se raporti ynë ishte profesional, një respekt i dyanshëm, normal në mes të trajnerit dhe lojtarit. E respektoj dhe e falënderoj për mundësinë që më ka dhënë”, ka thënë Xabi.

“Lamtumira ishte tërësisht e shkurtër, çdo gjë ndodhi shumë shpejt dhe nuk kisha kohë të përshëndetem si duhet. Dua të rikthehem dhe t’u the lamtumirë bashkë-lojtarëve të mi dhe Rafa”.

“Dua t’i falënderoj për gjithçka që më dhanë, por tash po filloj një shkallë të re në karrierën time. Jam i ngazëllyer. Pesë vite është shumë në një klub si Liverpool. Kam mësuar gjëra të rëndësishme, kam pasur një përvojë të madhe, kam luajtur në Ligën e Kampionëve çdo vit dhe kam fituar një herë. Arrij në Madrid më i pjekur dhe me më shumë përvojë”, ka shtuar spanjolli.