LAJMI I FUNDIT:

WP7 pajisja më e lirë – Lumia 610?

WP7 pajisja më e lirë – Lumia 610?

Nëse mund ti besojmë shkrimit në TechRadar, në Mobile World Congress na presin edhe disa pajisje të Nokias të cilat i dedikohen segmentit të ulët të tregut të njohur edhe si entry level. Përmendet pajisja Lumia 610 e cila do të duhej të ishte smartphone më i lirë me Windows Phone OS.

Celulari do të duhej shitur përmes opsioneve prepaid të operatorëve, ndërsa ai pritet të jetë i bazuar në versionin e ardhshëm Tango të SO të Microsoftit. Çmimi i vetë pajisjes do të duhej të ishte më i ulët se 150 euro. Gjithashtu, në MWC pritet të shfaqet edhe mbindërtimi i përmendur i SO, e nga risitë theksohet optimizimi për punën në pajisjet me harduer jo aq të fuqishëm.

Me këtë veprim Nokia dhe Microsoft ia kanë vënë syrin blerësve të cilët për herë të parë blejnë pajisje smartphone me çmim të ulët. Ky treg për momentin kryesisht është i rezervuar për pajisjet me Android. /Telegrafi/