LAJMI I FUNDIT:

Windows kalon BlackBerry-në!

Windows kalon BlackBerry-në!

Sipas një analize të StatCounter, përdoruesit e telefonave me sistem operativ Windows, pritet që deri në nëntor të këtij viti të tejkalojnë numrin e përdoruesve të telefonave BlackBerry në tregun e SHBA-ve.

Nëse analiza parashikon të vërtetën, Microsoft-i do të jetë lojtari i tretë në renditje në këtë treg, i cili është duke u udhëhequr nga Google Android dhe Apple iOS, me epërsi të lartë. Në këtë rast, Microsoft do të ketë vetëm 2% të tregut.
Microsoft dhe partneri i saj strategjik – Nokia, kanë caktuar datën e një ngjarje të madhe mediale e cila pritet të mbahet më 5 shtator në të cilën pritet që kompanitë të lansojnë modelin e ri të telefonit me versionin e ri të sistemit të tyre operativ, Windows Phone 8.
Në anën tjetër, prodhuesi i telefonave BlackBerry, kompania kanadeze RIM, tashmë është duke u vonuar në lansimin e telefonit të ri me versionin e sistemit të ri operativ, BlackBerry OS 10, dhe kjo me siguri se do të ndikojë që kompania në krizë të vazhdojë të pësojë humbje, duke u shndërruar në lojtarin e katërt në treg për nga madhësia. / Telegrafi /