LAJMI I FUNDIT:

Wimbledon: Venus, Safina kalojnë rundin e parë

Wimbledon: Venus, Safina kalojnë rundin e parë

Kampionia në fuqi, Venus Williams, dhe numri një i botës, Dinara Safina, kanë tejkaluar me lehtësi rundin e parë të turneut të tenisit Wimbledon.

Williams, kampione e pesëfishtë e këtij turneu, mposhti zviceranen Stefanie Voegele 2-0 në sete (6-3, 6-2), për të siguruar vend në rundin e dytë, ku do të takohet me ukrainasen Kateryna Bondarenko.

Në rundin e dytë është kualifikuar edhe rusja Dinara Safina, e cila mposhti në dy sete spanjollen Lourdes Dominguez Lino (7-5, 6-3) dhe në ndeshjen e radhës do të takohet me paraguaianen Rossana de los Rios.