LAJMI I FUNDIT:

Wimbledon: Murray dhe Potro shënojnë fitore

Wimbledon: Murray dhe Potro shënojnë fitore

Britaniku Andy Murray ka arritur të mposhtë amerikanin Robert Kendrick në sfidën e tij të parë drejt ëndrrës për të ngritur trofeun e Wimbledonit, duke e fituar atë në katër sete (7-5, 6-7, 6-3, 6-4).

Skocezi i renditur i treti më i mirë në botë, kërkon të bëhet britaniku i parë që fiton Wimbledonin që kur këtë e ka fituar Fred Perry në vitin 1936.

Murray pati vështirësi në dy setet e para, duke e fituar vetëm të parin, por fitoi me lehtësi dy setet e fundit, dhe në rundin e dytë do të takohet me tenistin nga Letonia, Ernests Gulbis.

Argjentinasi Juan Martin del Potro (5-ti), ka shkatërruar francezin Arnaud Clement në tri sete (6-3, 6-1, 6-2) dhe në rundin e dytë do të ketë një kundërshtarë të vështirë, pikërisht fituesin e vitit 2002, Lleyton Hewitt. Australiani mposhti Robby Ginepri po në tri sete (6-4, 6-1, 6-1).


Edhe Andy Roddick është kualifikuar më tej, duke mposhtur francezin Jeremy Chardy (6-3, 7-6, 4-6, 6-3).