LAJMI I FUNDIT:

WhatsApp bën 600 milionë përdorues aktivë

WhatsApp bën 600 milionë përdorues aktivë

WhatsApp po vazhdon të rritet me hapa shumë të shpejtë, dhe këtë e konfirmoi sot shefi dhe themeluesi i aplikacionit të famshëm mobil, Jan Koum përmes një cicërime në të cilën tha se shërbimi i mesazheve tani ka 600 milionë përdorues aktivë mujor, në mbarë botën.

WhatsApp, aplikacioni i blerë nga Facebook në muajin shkurt të këtij viti për një shumë kolosale prej 19 miliardë dollarësh, po dëshmohet si investim i mirë pasi që shifrat e saj të fundit tregojnë se aplikacioni po vazhdon të udhëheqë në tregun e aplikacioneve dhe shërbimeve që bëjnë dërgimin e mesazheve mobile.

Koum nuk u durua pa i ngacmuar pak shërbimet rivale në cicërimën e tij, sepse tha se ekziston një dallim mes përdoruesve të regjistruar dhe atyre aktivë.

Mbase këtë e ka bërë, duke marrë parasysh që shërbimet e ngjashme i numërojnë përdoruesit e regjistruar, edhe nëse ata nuk janë aktivë, duke e përdorur shërbimin.


Baza e përdoruesve të WhatsApp që tashmë ka arritur në 600 milionë, paraqet një rritje prej 100 milionë përdoruesve të rinj të cilët janë shtuar që nga muaji prill i këtij viti.

Para 14 muajsh, WhatsApp raportoi se kishte “vetëm” 250 milionë përdorues aktivë. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Motorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s

Motorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s

Teknologji
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë

Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë

Teknologji
Kalo në kategori