LAJMI I FUNDIT:

Wenger: Dua t’i mbaj të gjithë futbollistët

Wenger: Dua t’i mbaj të gjithë futbollistët

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai do të përpiqet t’i mbajë të gjithë futbollistët dhe të sjellë madje edhe një ose dy përforcime të reja për sezonin e ardhshëm.

Verën e kaluar nga Arsenali u larguan Flamini dhe Hleb, por Wenger nuk dëshiron kjo të ndodhë edhe këtë verë. Edhe pse disa lojtarë lidhen me largim nga Emirates, ai shpreson se do të arrijë t’i mbajë ata.

“I humbëm Hleb dhe Flamini verën e kaluar dhe duhej ta plotësonim atë. Por tash mund të themi se e ardhmja duket e ndritshme. Nuk dëshirojmë sërish të na ndodhë kjo, andaj dua t’i mbaj të gjithë futbollistët së bashku për sezonin e ardhshëm. Nuk dua të humb asnjë”, ka thënë Wenger.

“Dua ta përforcoj përbërjen dhe kam shënjestruar një ose dy lojtarë. Por t’i identifikosh futbollistët dhe t’i blesh janë dy gjëra të ndryshme. Do të ishte mirë t’i sjellim përforcimet para fillimit të përgatitjeve. Nuk dua të pres deri në fund të gushtit”, ka shtuar francezi.