LAJMI I FUNDIT:

WAZ-i nuk tërhiqet nga Maqedonia

WAZ-i nuk tërhiqet nga Maqedonia

Grupacioni medial gjerman WAZ ka përgënjeshtruar informacionet për tërheqjen nga tregu i mediave në Maqedoni.

Njeriu i parë i kësaj kompanie, Bodo Hombah ka mohuar zërat, duke nënvizuar se nuk është e saktë se WAZ tërhiqet nga Ballkani.

Hombah ka përgënjeshtruar shkrimin e gazetës gjermane “Handelsblat” dhe të përditshmes maqedonase “Vreme”.

“Në Maqedoni situata është shumë e qartë dhe e qetësuar. Unë nuk kam dëgjuar se atje ka ndonjë problem”, ka theksuar Hombah, mirëpo duke pranuar faktin se mediet e shtypura për çdo ditë e më shumë, po humbin tirazhin, për shkak të ndikimit të medieve elektronike.


WAZ në Maqedoni ka në pronësi tre gazetat e përditshme: Dnevnik, Vest dhe Utrinski Vesnik. /INA/