LAJMI I FUNDIT:

Wall Street, në nivelin më të lartë që nga 2008

Wall Street, në nivelin më të lartë që nga 2008

Dow Jones dhe S&P 500 mbyllën sesionin e të martës në pikën më të lartë që nga qershori i 2008 dhe trendi është ritës për shkak të mbështetjes që krijojnë të dhënat makroekonomike si dhe raportet e korporatave. Të dhënat e ekonomisë amerikane treguan për rritje të fortë të aktivitetit të manifakturës.

Mbështetja dha edhe raporti i kompanisë së transportit UPS aktiviteti i të cilës konsiderohet si një njësi matëse për aktivitetin e ekonomisë. Ky raport ka rritur pritshmërinë e investitorëve për zgjerim më të shpejtë të ekonomisë së parë të botës.

Dow Jones u mbyll përmbi nivelin e rëndësishëm psikologjik të 12 mijë pikë vlerë të cilën e ka regjistruar për herë të fundit në qershor të 2008 në kulmin e rritjes së indekseve. Në fund të punimeve Dow Jones industrial u rrit 1.25 për qind. Standard & Poor’s 500 u rrit 1.67 për qind dhe Nasdaq Composite u rrit 1.89 për qind. /Telegrafi/