LAJMI I FUNDIT:

Walcott kërkon rolin e sulmuesit

Walcott kërkon rolin e sulmuesit

Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott, i cili së fundi ka luajtur në pozicionin e anësorit, edhe një herë ka potencuar dëshirën për t’u rikthyer në rolin e tij natyral, atë të sulmuesit këtë sezon.

“Menaxheri ka folur me mua vitin e kaluar dhe unë i thash se do të shfrytëzoj rastin tim për të dalë në ballë të golit, por lëndimi im i prishi këto plane”, ka thënë Walcott.

“Do të doja të fitoj shans si sulmues, por për këtë ekip do të luaj kudo. Kurrë nuk mund të dini se çfarë do të ndodhë, por jam i gatshëm të luaj para golit nëse zgjidhem”, ka shtuar anglezi.