LAJMI I FUNDIT:

Vushtrriasit nuk duan restorant në Kala, Mulaku thotë se është pronë e IKMM-së

Vushtrriasit nuk duan restorant në Kala, Mulaku thotë se është pronë e IKMM-së

Kalaja e Vushtrrisë që është pronë e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, i është dhënë në shfrytëzim për një periudhë 5 vjeçare një pronari privat, e ku një pjesë e kalas do të shfrytëzohet si restorant. Këtë vendim të IKMM-së nuk e kanë mirëpritur qytetarët vushtrrias.

Për qytetarin nga Vushtrria, Ferat Perquku, më mirë është që kalaja të vazhdojë të shfrytëzohet nga të rinjtë për aktivitete kulturore, sesa të bëhet restorant.

“Shiko unë çka di për kalanë vetë kështu, kjo kala është specifike, zakonisht kalatë si këto kullën kryesore e kanë në mes, a kjo e ka në shpinë, do të thotë jo në mes, por në shpinë. Do të thotë sipas mendimit tim, kjo ka qenë shumë më e madhe por është zvogëluar, kështu që kalaja dihet për çka është e ndërtuar. Kjo dikur ka shërbyer për mbrojtje.


Zakonisht si monument kulturor është përdorë verës si teatër, si binë për muzikë, për lojëra. E unë jam jo veç kalanë, por të gjitha fabrikat, këtu ka pas fabrika shumë të mëdha, janë privatizuar destinacionin e kanë humbur. Nëse shndërrohet restorant që unë tek dje e kam marrë vesh, është shumë keq. Le ta ketë destinacionin që duhet, monument kulturor është monument kulturor le të mbetet, le të merret rinia me kulturë ta shfrytëzojnë si duhet”, tha ai për KosovaPress.

Edhe Halil Bilalli, nga qyteti i Vushtrrisë, thotë se nuk është mirë të shndërrohet në restorant pasi që i humbet imazhi.

“Mendoj që nuk është mirë, kur të ja hupin imazhin e kalas, nuk besoj që është mirë. Është mire që të jetë kështu siç është monument historik i joni. Dihet trashëgimia jonë si është e me u shndërrua në restorant, për mua nuk është zgjidhje”, tha ai.

Kurse, Gani Sylejmani, po ashtu qytetarë nga Vushtrria, thotë për KosovaPress se më mirë është që kalaja të vazhdoj të jetë vetëm si monument kulturor.

“Ma në rregull është me mbet monument, sesa restorant, ndrysh është kur ruhet kultura, restoranti si të ndërrohet atëherë e humb atë imazhin e vet”, tha ai.

Kurse, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, tha se kalaja është pronë e Institutit të Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve dhe se është e drejtë e tyre ta menaxhojnë atë.

“Jo vetëm tek ne, por në të gjithë botën kalatë shfrytëzohen në kuptimin edhe privat, dhe nuk qëndrojnë vetëm si kala që të vizitohen nga vizitorët dhe të gjitha shpenzimet me i heq institucionet komunale apo shtetërore, por jepen në shfrytëzim edhe për qëllime atraktive, por edhe funksionale. Mendoj se në këtë logjikë është vepruar edhe nga instituti për Mbrojtjen e Monumenteve, prandaj sa kanë të drejtë ata, është më mirë me u deklarua për atë”, tha Mulaku për KosovaPress.

Ndërsa, sa i përket asaj që kalaja i është dhënë në shfrytëzim kompanisë që menaxhon Mentor Salihu, djali i dajës së kryetarit Mulaku, ky i fundit thotë se nuk ka qenë në dijeni dhe nuk ka pasur informatë se kalaja do t’i jepet në shfrytëzim djalit të dajës së tij.

“Është e vërtetë dhe e ndiej vetën shumë komod për atë, nuk kam kurrfarë përgjegjësie për këtë çështje, njerëzit nuk mundem me i bind tash me fjalë që nuk është e vërtetë, por kjo është e vërtetë dhe ndihem shumë i relaksuar në këtë çështje. Nuk kam qenë në dijeni, as që më ka njoftuar instituti për këtë çështje, por nuk dua të them se nuk ka të drejtë ta lëshoj, këtë ta vlerëson vetë instituti nëse ka të drejtë apo jo”, tha ai.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së drejtorit të IKMM Agim Gërguri, ditë më parë përmes një komunikate për media, ka deklaruar se zbatimi i një projekti të tillë do të rris kujdesin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të monumentit.

“Duke vlerësuar se zbatimi i një projekti të tillë, do të rriste kujdesin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të monumentit, pra do ta ndalte degradimin e mëtejmë të objektit të Kalasë, (për kohën sa e ka pasur nën kujdesje DKRS-ja e Vushtrrisë, objekti është degraduar tejmase, shihni fotot e bashkëngjitura, nga moskujdesi flagrant që ka demonstruar në mirëmbajtje të monumentit), zbatimi i projektit në të njëjtën kohë, do të rriste edhe vizitueshmërinë, pra, do ta promovonte akoma më shumë këtë monument, bazuar në kompetencat tona, kemi vepruar në bazë të Ligjit Nr. 02/L-088 për Trashëgimi Kulturore. Të gjitha parametrat e qasjes së lirë të vizitorëve, vënies në dispozicion të hapësirave për ta vizituar monumentin i kemi siguruar.

Kalaja e vjetër e Vushtrrisë është i ndërtuar në kohën e Justinjanit I (527-565), në kohën e mesjetës, si dhe në kohën e Perandorisë Osmane. Ajo ka një sipërfaqe rreth 1.100 m2, pjesë e së cilës është edhe pirgu me sipërfaqe rreth 100 m2, kurse muret e saj janë të larta 10-12 m, ndërsa trashësia e mureve është 3–4 m./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori