LAJMI I FUNDIT:

Vushtrria identifikon ndërtimet pa leje

Vushtrria identifikon ndërtimet pa leje

Komuna e Vushtrrisë ka filluar projektin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, me këtë rast do të trajtohet të gjitha kërkesa e qytetarëve të Vushtrrisë për legalizimin e objekteve të tyre.

“Ne si komunë kemi nisur legalizimin e ndërtimeve pa leje, ku kërkojmë nga qytetarët e komunës së Vushtrrisë, si në fshatra ashtu edhe në qytet, që të bëjnë kërkesë për regjistrimin e ndërtimeve pa leje”, tha drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Sami Istrefi.

Ai iu ka bërë apel qytetarëve të Vushtrrisë që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, pasi që thotë ligji aktual nuk do të jetë më në funksion të trajtimit të ndërtimeve pa leje.


“Të gjitha ata që nuk aplikojnë për legalizim të objekteve të tyre pa leje, objektet e tyre do të hyjnë në regjistrimin e ndërtimeve për rrënim. Ne jemi duke i kushtuar vëmendje të posaçme ndërtimeve pa leje, sepse mos legalizimin e tyre pamundëson regjistrimin e tyre në regjistrat kadastral dhe për pasojë asnjë dokument në lidhje me to nuk mund të merret”, thekson Istrefi.

Formulari i kërkesës për legalizimin e ndërtimeve pa leje mund të merret në Drejtorin për Urbanizëm dhe në Arkivin e Komunës, apo mund të shkarkohet në ueb faqen e komunës.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për legalizim të ndërtimeve pa leje është 5 shkurti i vitit 2015./Telegrafi/